





APP School
APP School është një qendër arsimore e themeluar në vitin 2015, me misionin për të ofruar mësim cilësor në fushën e gjuhëve të huaja dhe mbështetje shtesë për nxënësit në zhvillimin e tyre akademik.
Gjatë viteve, qindra nxënës të moshave të ndryshme kanë përfunduar me sukses kurset tona të gjuhës angleze, gjermane dhe frënge, duke ndërtuar aftësi të forta në komunikim dhe përgatitje për të ardhmen.
Në tre vitet e fundit, kemi zgjeruar programin tonë edhe me kurse të programimit, ndërsa me mësimin plotësues kemi qenë të parët në qytetin e Ferizajt që kemi ofruar këtë shërbim në mënyrë të strukturuar dhe profesionale — duke ndihmuar dhjetëra nxënës në përmirësimin e rezultateve të tyre shkollore.
Stafi ynë i përkushtuar dhe metodat bashkëkohore të mësimdhënies krijojnë një ambient të sigurt, motivues dhe efektiv, ku çdo nxënës ndihet i mbështetur dhe i aftësuar për të arritur qëllimet e tij.
Vlerat Tona
Përkushtim, cilësi dhe rezultat në çdo mësim.
Në çdo kurs që ofrojmë, ne bashkojmë metodologjinë moderne me përkushtimin njerëzor.
Këtu nuk mëson vetëm gjuhë – zhvillon siguri, kulturë dhe aftësi për të komunikuar me botën.
- Mësim i personalizuar
- Mësues të kualifikuar
- Disiplinë dhe përkushtim
- Mjedis motivues e bashkëkohor


