Kurset e Gjuhës Gjermane
Në APP School ofrojmë kurse të gjuhës gjermane për të gjitha moshat dhe nivelet, nga A1 deri në C1.
Fëmijët mësojnë në grupe të veçanta, me metoda praktike dhe kreative, të përshtatura për mënyrën e tyre të të mësuarit.
Për të rritur, ofrojmë kurse në grup, individuale dhe intensive, si dhe përgatitje të specializuar për provimet ndërkombëtare të gjuhës gjermane si Goethe-Zertifikat, telc dhe TestDaF.

